Gjenden tetë emigrantë, arrestohet kontrabandisti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sot rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Rruga e Maqedonisë” në dalje nga Gjevgjelia, nga ana e zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Kalimit Kufitar dhe Vëzhgimit Kufitar “Bogorodicë” është privuar nga liria M.K.(42) nga Kavadari.

Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Mazda 6”, me targa gjermane, të cilin e drejtonte ai, në automjet janë gjetur 8 persona – emigrantë, pesë prej tyre nga Siria, dy nga Afganistani dhe një nga Pakistani.
M.K. është ndaluar në stacionin policore dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.


You may also like