Gjenden mbetje mortore në fshatin Leshan të Suharekës

by admin
Spread the love

Një qytetar derisa po i pastronte varrezat me rastin e festës së Bajramit, ka hasur në mbetje mortore.

Rasti ka ndodhur në fshatin Leshan të komunës së Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Gashi tha se nuk dihet se cilës periudhë kohore i takojnë ato eshtra.

“Një banor i fshatit i cili tradicionalisht i pastronte varrezat për Bajram, ka hasur në mbetje mortore. Ai e ka njoftuar menjëherë policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i krimeve të luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe i kanë tërhequr ato”.

“Tani me rastin po merret njësiti i krimeve të luftës. Eshtrat janë dërguar në IML. Nuk dihet se cilës periudhe kohore i takojnë ato eshtra”.

You may also like