Gjëmë rrugore në SHBA nga përplasja e 158 makinave – Shqip

by admin
Spread the love

Shtatë të vdekur dhe 25 të plagosur janë bilanci i një mega-përplasjeje me 158 makina që ndodhi mëngjesin e së hënës në Luiziana, për shkak të dukshmërisë së kufizuar të shkaktuar nga mjegulla dhe tymi nga zjarret.

Në fakt, nuk përjashtohet që numri i viktimave të rritet pasi ekipet e shpëtimit janë ende duke larguar automjetet dhe mbeturinat nga vendi i gjëmës rrugore.

Guvernatori i Luizianës bëri thirrje për dhurim gjaku dhe kërkoi lutje “për të viktimat dhe të plagosurit”.

Videot tregojnë makina të rrënuara, të grumbulluara njëra mbi tjetrën dhe të djegura me drejtuesit e tyre të paaftë për të besuar se çfarë ka ndodhur.

Unë kisha shtypur renat për të ngadalësuar shpejtësinë kur një automjet tjetër më goditi nga pas dhe e bëri të pavlefshëm frenimin”, tha 41-vjeçari Christopher Kohl, i cili përshkroi dëgjimin e thirrjeve për ndihmë nga shoferët e tjerë. /tesheshi.com/

You may also like