Gjej pretekst tjetër për tu ndarë nga Donaldi, jo mua – Shqip

by admin
Spread the love

23:51 | 11 Shkurt 2022

Pas bujës që bëri batuta e komedianit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Ermal Mamaqi ka bërë një reagim.

Si shkak i asaj batute, këngëtarja, Beatriz Ramosaj ka anuluar ftesën për të qenë prezente në “Big Brother”, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, Ermal Mamaqi ka bërë një reagim përmes rrjeteve sociale duke i dërguar një mesazh Beatrixës.

Ai ka thënë se ishte shaka dhe i vjen shumë keq se këngëtarja është prekur nga batuta e thënë nga ai.

“As Donaldi dhe as banorët nga brenda dhe jashtë, madje as opinionistët dhe të gjithë publiku dhe të gjithë ata që komentuan asnjëri nuk mendonte se ishte një shaka e tepruar ose tendencioze”, tha ndër të tjera ai.

Gjithashtu, ai shtoi: “Fakti se ti je lidhur me Donaldin nuk do të thotë që ne asnjëherë të mos përmendim në prezencën e tij Borën sepse edhe ajo njeri, është shqiptare është dhe ka të drejtën e vetë të egzistojë”.

Ndër të tjera Ermali iu drejtua Trixës se nëse dëshiron të ndahesh nga Donaldi, gjej pretekst tjetër, jo mua.

Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme./Shqip/

You may also like