Gjatë vitit 2021 janë realizuar 33 mijë e 666 operacione

by admin
Spread the love

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka bërë të ditur se gjatë viti të kaluar janë realizuar gjithsej 33 mijë e 666 operacione.

Kjo shifër përbën  rreth 7 mijë operacione më pak sesa në vitin 2019, ndërsa krahasuar me vitin 2020, janë rreth 7 mijë e 500 operacione më shumë në vitin 2021.

“Kosova gjatë vitit 2021është përballur me 2 valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizoj numër të konsideruesëm të intervenimeve kirurgjikale”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Po ashtu, kryerja e operacioneve të natyrës urgjente, emergjente dhe rastet me  sëmundje të rënda (tumorët) nuk është ndërprerë në asnjë fazë të pandemisë”, thuhet më tej.

You may also like