Gjatë fundjavës mot stabil dhe më i ngrohtë

by admin
Spread the love

Për fundjavë vijon periudhë e motit stabil dhe të ngrohtë, përveç gjatë natës drejtë së dielës kur do të ketë destabilizim të përkohshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme. Të shtunën do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi jugor.

Sipas DPHM-së, nesër në orët e para të mëngjesit do të ketë mjegull përgjatë Vardarit. Gjatë ditës do të ketë mot me diell dhe të ngrohtë me erë mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 23 deri 28 gradë Celsius.

Në Shkup në mëngjes me paraqitje të mjegullës ose vranësirave të ulëta, gjatë ditës me diell me erë mesatare deri të fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

MARKETING



You may also like