Gjasula: Jemi më lart se Islanda dhe Izraeli, duam 2 fitore në përballë tyre

by admin
Spread the love

Klaus Gjasula ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjeve të Nations League, që Shqipëria do të luajë në transfertë kundër Islandës dhe në “Air Albania” përballë Izraelit.

Mesfushori kuqezi deklaron se në skuadër ka optimizëm dhe synohet maksimumi i pikëve në këto dy sfida, pasi përballë qëndrojnë skuadra që Shqipëria mund ti kalojë me sukses.

“Mendoj që Islanda dhe Izraeli janë më poshtë se ne, ne jemi favoritët. E dimë që në të kaluarën ka qenë gjithmonë e vështirë me kombëtaret më të vogla, por ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar ndeshje të mira. Jam optimist dhe besoj se do të fitojmë.

Në ndeshjen me Islandën duhet të marrim një pikë me patjetër, por do të tentojmë të marrim tre pikë të plota. Duam minimum katër pikë nga 6 pikët e mundshme. Islanda luan shumë fizikisht, ata luajnë në mbrojtje. Duhet të kemi kujdes që të mos bëjmë gabime dhe të shohim lojën tonë.

Nuk po luajmë kundër Spanjës që të studiojmë se si luajnë apo jo. Ne kemi besim te vetja jonë dhe do të japim maksimumin. Asllani është një çun i ri, ka shumë talent. Është mirë që është në Kombëtare. Çdo lojtar shqiptar që ka kualitet, e presim këtu. Tani nuk e di si do e vendosë trajneri, si do të luajmë, ata na japin forcë dhe kanë cilësi.

Secili e dimë se çfarë mundësie kemi në këtë grup, nuk kemi shumë presion, nuk kemi asgjë për të humbur. Prandaj, ne do të jemi optimist dhe do të provojmë të nxjerrim maksimumin”, ka thënë Gjasula. / Oversport.tv

You may also like