Giroud: Nëse fitojmë derbin, futemi sërish në garën për titull

by admin
Spread the love

Në Angli pati shumë derbi me Arsenalin dhe Chelsean si protagonist, por këtë herë Olivier Giroud do të luaj në derbin e Milanos. Në një intervistë të dhënë për StarCasino, Giroud zbuloi edhe mendësinë e Milanit për derbin.

“Unë shënova në derbin tim të parë kundër Tottenhamit dhe fituam 1-0. Derbit janë ndeshje speciale që i ndjej shumë.
Ne besojmë te Scudetto. Nëse fitojmë mendoj se do të kemi mundësi të luftojmë deri në fund. Tifozët deri më tani i kanë parë cilësitë e mia, por e di që mund të bëj edhe më shumë, e rëndësishme është të ndihem mirë fizikisht. Dua të shënoj më shumë dhe të ndihmoj ekipin.”

Ai më pas u ndal te transferimi në Milano-  “Ndjesitë e para ishin krenaria për nënshkrimin me Milanin e madh, sepse unë jam tifoz i kuqezinjve dhe më pas sepse francezët që luajtën këtu ishin të gjithë të fortë, duke nisur nga Papin, një nga lojtarët e mi të preferuar”.

IBRA- “Më pëlqen shumë. Ai dhe Shevchenko janë dy sulmues që i kam admiruar gjithmonë. Kur isha 20 vjeç ai ishte tashmë një lojtar i rëndësishëm dhe miqtë e mi më dhanë fanellën e tij. Mendoj se e kam akoma, por kjo është një sekret që ende nuk ia kam zbuluar Ibrës”.

OBJEKTIVAT-  “Qëllimi im i parë është të fitoj Scudetton me Milanin. Në kokën time tani është vetëm Milani, përveç familjes sime”. /oversport.tv

You may also like