Giroud: Isha shumë pranë Interit, por në fund bëra zgjedhjen e duhur

by admin
Spread the love

Në një intervistë të dhënë për prestigjiozen “L’Equipe”, që do të publikohet ditën e nesërme, qendërsulmuesi i Milanit, Olivier Giroud ka folur për të kaluarën e tij, madje ka treguar edhe një prapaskenë interesante merkatoje, sepse ka qenë shumë pranë transferimit tek Interi.

“Milani ka qenë qershia mbi tortë në karrierën time. Isha shumë pranë transferimit tek Interi, por Zoti i bëri gjërat siç duheshin.

Milani ka qenë gjithmonë ëndrra ime, një klub shumë i madh dhe i vetmi me të cilin doja që të luaja në kampionatin italian”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi francez i kuqezinjve. / Oversport.tv

You may also like