Gir: Të vazhdojë dialogu me Sofjen, por edhe implementimi i agjendës reformuese

by admin
Spread the love

BE-ja e përshëndetë dinamikën e re të  marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimin e dialogut mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që u tregua me intensifikim të dialogut nga ana e kryeministrave të të dy vendeve, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, theksoi euroambasadori Dejvid Gir gjatë vizitës së sotme në Veles.

“Ne shpresojmë se ky dialog intensiv mes dy vendeve si rezultat do të japë hapje të negociatave inkuadruese sa më parë mes vendit tuaj dhe BE-së, në mënyrë që të mund të fokusohemi, që në të vërtetë po e bëjmë edhe tani, në agjendën reformuese. Duhet të vazhdohet me implementimin e saj, qëllim i cili është me interes të lartë për qytetarët e vendit tuaj. Mu implementimi i asaj agjende reformuese është mënyra më e shpejtë për afrim drejt BE-së, përkatësisht bërja e vendit anëtare e BE-së. Në të vërtetë reformat janë ato të cilat e përgatisin vendin për anëtarësim në Union”, theksoi euroambasadori Gir, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve si gjendjet e tanishme në Evropë do të ndikojnë në fillimin e negociatave me vendin.

Për atë se ku qëndrojmë në këtë moment lidhur me zgjerimin, ai theksoi se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet për fillim të negociatave inkaudruese me BE-në.

“Atë që tani dëshirojmë ta shohim është hapja e negociatave inkuadruese me vendin tuaj sa më parë. Kjo do të thotë se duhet të bëhen përpjekje të vazhdueshme nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së të arrijnë marrëveshje për hapje të  negociatave inkaudruese me Maqedoninë e Veriut”, tha Gir.

Euroambasadori përkujtoi për vizitën e djeshme të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit evropian, Zhozep Borel në vend dhe porositë e tij nga konferenca për shtyp me kryeministrin Kovaçevski se ka vullnet, ndërsa në përputhje me atë, ka edhe mënyrë, por se nuk mund të premtojë datë për fillim të negociatave të vendit për anëtarësim në BE.

Gir theksoi se ajo që po  shohim tani në Ukrainë është invazion ndaj një shteti nga ana e një shteti tjetër – Rusisë, që është në kundërshtim me  të drejtën ndërkombëtare dhe me të gjitha ligjet e tjera. Sipas tij, në këtë rast bëhet fjalë për mosrespektim të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial dhe sovranitetit të një shteti me përdorimin e pastër të forcës.

You may also like