Giovinco: Te Sampdoria jam i lumtur, dua të shijoj momentin

by admin
Spread the love

A e mbani mend? Shpejtësinë, shpërthimet dhe finesën e tj? Bëhet fjalë për Sebastian Giovincon, i cili ka qenë gjithmonë një lojtar klasi. Gjithashtu ka pasur një goditje vrastare dhe vuloste ndeshjet edhe nga faullet.

Nofka e tij është “Milingona Atomike”, një personazh i njohur i filmave vizatimorë. Është i vogël me trup, por është një sulmues me talent të jashtëzakonshëm dhe kjo e bën të duket i madh.

Në vitin 2015, ai u largua nga kampionët e Juventusit kur ishte në majën e karrierës për të luajtur me Toronton duke u bërë golashënuesi më i mirë.

Pas 7 vitesh ai është rikthyer në Serie A dhe të shtunën e kaluar bëri debutimin me Sampdorian në fundin e ndeshjes kundër Udineses.

“Po mendoja realisht që ta mbyllja futbollin te Toronto dhe të mos vazhdoja të luaja më. Por edhe kjo aventurë është shumë e mirë për karrierën time. Nuk doja ta humbja.  Jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë. Rikthimi në Serinë A më bën të ndihem mirë. Dua që të shijoj çdo moment me fanellën e Sampdorias”.

Pasi Manolo Gabbiadini pësoi një dëmtim të rëndë dhe mbylli sezonin, bardheblutë vendosën të rikthenin në Itali Sebastian Giovncon. Ai tani duhet të japë kontributin për të mbajtur Sampdorian në Serinë A.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Më vjen keq për Gabbiadinin dhe i uroj shërim të shpejtë. Por dëmtimet janë pjesë e futbollit dhe ne duhet të shikojmë përpara.  Unë jam i kënaqur që do të luaj këtu dhe do të jap gjithçka për të ndihmuar Sampdorian që të qëndrojë”.

Në Xhenova, Giovinco është ritakuar me Fabio Quagliarellën dhe Antonio Candrevën, dy ish-shokë skuadre që po kalojnë një rini të dytë te Sampdoria. 35-vjeçari me të shkuarën në Torino shpreson që të ndjekë shembullin e tyre.

“Jam shumë i lumtur që po bashkohem me Fabion dhe Antonion. Kemi qenë gjithmonë shokë shumë të mirë. Sampdoria është një klub i madh dhe nuk ka rëndësi se sa i ri apo i vjetër je. Nëse je në formë, mund të luash gjithmonë dhe të japësh kontributin në fushë. Mendoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha bashkë”.

Ndeshja e radhës për skuadrën e Marco Giampaolos është kundër Juventusit. Giovinco është krijuar në akademinë e bardhezinjve ku ka luajtur më shumë se 130 ndeshje me skuadrën e qytetit të lindjes.

Por duket sikur ai ka shënuar gola të jashtëzakonshëm sa herë ka luajtur kundër ish-klubit të tij? A do t’ia dalë Milingona Atomike të gjejë rrugën e rrjetës sërish kundër “Zonjës së Vjetër”? /oversport.tv

Foto: U.C. Sampdoria Facebook

You may also like