Getinjo tregon maltretimin që ka kaluar për të dalë në Evropë 

by admin
Spread the love

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka ditë që është në vizitë të shtetit së Hungarisë.

Artisti si duket është duke e shijuar këtë pushim derisa po ndanë imazhe të ndryshme në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.

Ai ka rrëfyer se për të arritur qëndrimin e  tij pa pengesa ka kaluar një kohë mjaft të zbehtë.

Derisa ka postuar një fotografi me pozë në Hungari ai ka bërë një status.

“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar maltretimin, njëri prej tyre edhe unë”, ka shkruar Getinjo duke shtuar se sot ai i la të gjitha dokumentet.

“Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tri herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, ka shkruar tutje ai.

Getuar Aliu (emri i vërtetë) tani duket më së i lumtur që gëzon lëvizjen e lirë në këtë shtet.


You may also like