Getinjo thotë se orientimi seksual është gjëja e fundit që gjykon te njerëzit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Getinjo ka thënë se orientimi seksual është gjëja e fundit që e gjykon te dikush.

“Unë i analizoj shumë njerëzit, së pari të analizoj si tru, orientimi seksual osht i fundit, se o vëlla nuk jam ka du me të vetë hiq për atë punë, s’kam nevojë me të vetë, se s’jam i interesum për ty unë”.

Ai tha se ka shumë pak raste kur personat e komunitetit LGBTI shkaktojnë dëme në shoqëri, si vrasje apo edhe vjedhje, ndërkaq Edoni iu bashkua edhe me një informacion shtesë, sipas tij, homoseksualët janë shumë më të pakët sesa heteroseksualët në bartje të HIV-it.

“Për momentin 58 për qind e HIV-it që është përhapur është e heteroseksualëve, 24 për qind është e lidhjeve homoseksuale. Pra, përgjysmë është shifra”, tha Edoni.

Getinjo madje tregoi se më herët nuk ka pasur aspak simpati për këta persona, derisa ka filluar të informohet më shumë në lidhje me ta.

“I kam studiu shumë, se përnjëmend s’kam dashtë as me ndejtë hiq me ta. E kam ndërru të menduarit kur kam ndejtë me këta njerëz, ia kam nisë me i bo follow, ia kam nisë me i mbështetë”, tha ai.

Sipas Getinjos, mëkati më i madh që bëjnë njerëzit është paragjykimi.

“Me të thirrë me repovatë për Pride a vjen”, e pyeti Edoni dhe Getinjo iu përgjigj se do ta bënte një gjë të tillë.

 

You may also like