Getinjo dhe Mozzik zbulojnë se e realizuan ëndrrën e babait

by admin
Spread the love

Dy vëllezërit, Mozzik dhe Getinjo, e filluan në moshë relativisht të hershme rrugëtimin e tyre në muzikën rap.

Me kalimin e kohës, ata arritën që të shndërroheshin në dy prej emrave më të zeshëm të estradës shqiptare.

Por rrugëtimi i tyre drejt famës nuk ka qenë fare i lehtë dhe prindërit e tyre duket të kenë qenë një përkrahje shumë e madhe për ta.

Kjo pasi siç ka zbuluar vet Getinjo së fundmi, babai i tyre kishte lënë ëndrrën e vet përgjysmë për t’u bërë këngëtar, duke iu përkushtuar rritjes së tij dhe vëllait të tij.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në InstaStory, reperi emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, tregoi një nga momentet kur babai i tij këndonte këngë rapsodike i veshur me rroba tradicionale.

“Babai e pati lënë ëndrrën e vet për neve! E unë edhe Mozzik ia kthyem me krejt të mirat”, shkroi Getinjo në mbishkrimin e fotografisë.

Edhe Mozzik ashtu si vëllai i tij i madh, e rishpërndau në InstaStory këtë postim, duke treguar se ndjehet krenar që ai dhe Getinjo vazhduan rrugëtimin e lënë përgjysmë nga babai i tyre.


You may also like