Getafe kapitullon ndaj Real Madrid, barazim i hidhur Villareal-Bilbao

by admin
Spread the love

Real Madrid është në rrugë të mbarë dhe sonte ka triumfuar me rezultatin e pastër 2-0, duke e çuar në 12 pikë diferencën me Sevilla që për momentin është e dyta, në pritje të Barcelonës që ka dy ndeshje për të luajtur.

Reali ka dominuar kundër Getafe, por goli i parë u shënua pas 38 minutash lojë. Rrugën e rrjetës e gjeti mesfushori Casemiro, i cili i çoi madrilenët në dhomat e zhveshjes në epërsi.

Një gol nuk është garanci për fitoren dhe Reali e kërkoi me ngulm edhe të dytin dhe e gjeti në minutën e 68-të, me anë të Lucas Vazques. Skuadra e Ancelotti kështu mori tre pikët dhe rrugëtimi drejt titullit kampion vazhdon.

NDESHJA TJETËR – Villareal dhe Athletic Bilbao kanë penguar njëri-tjetrin, pasi barazuan 1-1 dhe zona euro largohet edhe më shumë. Baskët kishin udhëtuar për të marrë pikë në këtë transfertë.

Strategjia e tyre ishte e qartë, duke i lënë topin skuadrës së Villareal. Bilbao ishte mjaft e rrezikshme dhe në minutën e 43-të, veterani Raul Garcia shënoi në portën e vendasve.

“Nëndetësja” e verdhë nuk u pajtua me rezultatin dhe u hodh në sulm. Pas një ore lojë Alfonso Pedraza ia doli të shënonte në portën e Athletic Bilbao dhe të shmangte humbjen. / oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F., Twitter

You may also like