Gërvalla zhvillon takime me homologët nga Austria dhe Bullgaria, flasin për të ardhmen e përbashkët evropiane

by admin
Spread the love

Në margjina të takimit të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit
të Evropës Juglindore (SEECP), që u zhvillua në Bruksel, ministrja e Punëve të
Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka
zhvilluar takime të ndara me homologët e saj nga Austria dhe Bullgaria.

Gjatë takimi që pati me ministrin Federal të Austrisë për Çështje Evropiane dhe
Ndërkombëtare, z. MichaelLinhart, diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer në
mes të dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të partneritetit në fusha me
interes të përbashkët, duke veçuar shkëmbimet mes të dyja ministrive të
jashtme.

Temë diskutimi ishte edhe përmbushja e agjendës evropiane e Kosovës, dhe në
këtë pikë ministrja Gërvalla mori rikonfirmimin e ministrit Linhart se Austria
do ta mbështes Kosovën në të gjitha proceset, e me theks të veçantë për
përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Me këtë rast ministrja Gërvalla, duke e falënderuar ministrin Linhart për
përkrahjen e parezervë, theksoi rëndësinë që kjo frymë mbështetëse të përcillet
edhe tek shtetet skeptike të BE-së që po ndikojnë në zvarritjen e procesit të
vizave.

Palët biseduan edhe për angazhimin e Kosovës për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar si dhe bashkëpunimin rajonal.

Në takimin që mbajti me ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, z. SvetlanStoev, biseduan për politikë të jashtme, duke u fokusuar në zhvillimet rajonale dhe sfidat që po shoqërojnë vendet e Evropës Juglindore.

Dy homologët vlerësuan se është esenciale që të forcohet sundimi i ligjit dhe të luftohet korrupsioni në nivel rajonal. Gjithashtu diskutuan për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e të pasurit progres në këtë drejtim.

Ministrja Gërvalla njëherëshe njoftoi kryediplomatinbullgar edhe me reformat që po ndërmarrin institucionet e Kosovës në drejtim të përmbushjes së agjendës evropiane.

You may also like