Gërvalla s’raporton në Komision, opozita e quan të papërgjegjshme

by admin
Spread the love

Anëtarët e Komisionit për Integrim
Evropian, kanë kritikuar ministren e Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, pasi
kjo e fundit nuk ka raportuar në këtë Komision, raporton Ekonomia Online.

Ata e quajtën papërgjegjësi mosparaqitjen
e saj para deputetëve duke thënë se nuk është hera e parë që mungon ministrja Gërvalla.

Fillimisht, kryetarja e këtij
Komisioni, Rrezarta Krasniqi, tha se mungesa e ministres në këtë Komision, është
papërgjegjësi.

Deputetja e PDK-së, Blerta
Deliu-Kodra, tha se kjo është tentativa e tretë që ministrja Gërvalla e shtyn
raportimin.

“Ne jemi në fund të vitit dhe
kam pritur që sot ministrja do të vjen dhe të raportojë në këtë Komision. Ajo e
ka shtyre raportimin me datën 13 të këtij muaji, dhe në fakt është tentativa e
tretë që po shtyhet raportimi”.

“Nuk e di se çfarë mund të ketë më
urgjente se ministrja nuk ka dashur të raportojë në këtë Komision për shkak të një
agjende që i ka dalë dhe unë e thërras ministren që të vijë të raportojë në këtë
komision”, tha ajo.

Kritika pati edhe deputeti tjetër
i PDK-së Elmi Reçica, raporton EO.

Ndërkaq deputetja e AAK, Time
Kadriaj, tha se është e pamundur që të ndërrojë një agjendë e ministres ad-hoc.

You may also like