Gërvalla: Për këto arsye qëndruam krah ambasadorit Martin Berishaj

by admin
Spread the love

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka folur edhe një herë për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe raportimet dhe dyshimet se është i përfshirë në shpëlarje parash.

Gërvalla, në Sytë 7 në Klan Kosova, deklaroi
se që nga fillimi nuk kanë pasur asnjë arsye që të dyshojnë në deklaratën e
Berishajt.

“Ne kemi pasur deklaratën e tij që në fillim
dhe nuk kemi pasur asnjë arsye që të dyshojmë në deklaratën e ambasadorit
Berishaj, duke e njohur jo vetëm personalitetin e tij – por duke njohur edhe
kontributin e tij të jashtëzakonshëm”.

“Nuk jam unë ajo që më takon t’ju tregojë
mediave se si duhet të sillen në raport me personalitete dhe përfaqësues të
Kosovës. Kjo është një çështje që ju përket mediave ta shqyrtojnë mes vete” tha
Gërvalla.

Mes tjerash, Gërvalla thotë se për të qëndruar
krah Berishajt u konsultuan edhe me shtete të ndryshme, njofton Klankosova.tv.

“Unë e kam lexuar dhe e kam ditur edhe më
herët qëndrimin e Malit të Zi rreth ambasadorit Berishaj, sepse vendimin për të
qëndruar në krah të ambasadorit Berishaj nuk e kemi marrë “apriori”. Por, e
kemi marrë duke u bazuar edhe në informacione të shteteve të ndryshme. Prandaj,
gëzohem që hap pas hapi edhe opinioni që ka parë një fushatë të jashtëzakonshme
denigruese ndaj ambasadorit do të ndërgjegjësohet që vetëm ka qenë e tillë”.

“Pra, ka qenë një fushatë e bazuar në një
medium slloven i cili në një fushatë zgjedhore pak ditë para zgjedhjeve ka
lansuar një fushatë të tillë”, u shpreh Gërvalla.

You may also like