Gërvalla do të udhëtojë për në ShBA, thotë se statusi i Kosovës është dobësuar nga mosnjohjet

by admin
Spread the love

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe
Diasporës Donika Gërvalla ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane.

Gërvallës iu kërkua të raportojë për
marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe zbatimit të masave.

Për këtë ministrja Gërvalla tha se
nuk dëshiron të ndërhyn në punën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, sa i
përket proceseve të integrimit evropian.

“Ne kemi marr raportin e
Komisionit Evropian të riun, prandaj duke pas parasysh rrethanat e reja në
vend, MPJD në çështjet që kanë të bëjnë me integrimet evropiane është pjesë e
proceseve për aq sa kryeministria është përgjegjëse për këto procese”.

Ajo tha se për këtë çështje do të
raportojë nuk herë tjetër, pasi e ka keqkuptuar takimin e sotëm.

E krejt kjo ngase Gërvalla tha se
nuk ka kohë të mjaftueshme pasi që tha se do të udhëtojë për në SHBA.

“Unë këtë takim të sotëm e
kam keqkuptuar, ka nevojë që të bisedojmë edhe një herë në detaje për shifra
dhe procesin por me një datë që ju e konsideroni të duhur”, tha Gërvalla.

Gërvalla tutje tha se statusi i
Kosovës është dobësuar, pasi që nuk ka pasur njohje të reja përveç asaj nga
Izraeli.

“Është punuar me muaj të tërë
në hartimin e një strategjia me qëllim që të iu qasemi në një forme jo vetëm
pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën por edhe shteteve të tjera që është
e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira bilaterale”.

“Statusi i Kosovës është dobësuar
me kalimin e viteve dhe ka ardhur koha që kemi një stagnim që përveç njohjes
nga Izraeli nuk kemi njohje të reja”.

Ajo tha se çdo ditë po punohet për
liberalizimin e vizave, raporton EO.

“Nuk kalon asnjë ditë pa u bërë
një hap apo një punë e vogël në drejtim të liberalizimit të vizave”.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta
Krasniqi nuk është pajtuar me atë se çka tha Gërvalla.

“Kur të vjen Besniku, thotë
pyesni Donikën, kur vjen t’i thua pyesni Bislimin”.

Deputetja e PDK-së, Blerta
Deliu-Kodra tha se roli i ministres Gërvalla është i pakontestuar, derisa ka
pritur që ajo të jetë e përgatitur për atë se çfarë është thirrur.

“Ne kemi konsideratë për
vizitën që e keni në ShBA, por kapitulli i MSA-së prej Ministrinë e Punëve të
Jashtme dhe është obligim ligjor që ju të raportoni, por është në interes të
opinionit se çfarë po bën MPJ në implimentimin e marrëveshjes së Stabilizim
Asociimit”.

Deputetja e VV-së, Arbëresha
Kryeziu tha se është në interes të tyre të dinë për zbatueshmërinë e masave të
MSA-së.

“Ne ftojmë ministrat dhe interesi jonë se ku ka arrit marrëveshja, për neve do të ishte ne interes të dimë se çfarë qasje ka ministria tani që kjo zbatueshmëri e masave të rritet”.

You may also like