“Gërshëra” e Aubameyang – a ishte ky goli më i mirë i mbrëmjes në Ligën e Evropës?

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e sotme (e enjte) janë zhvilluar 16 ndeshjet tjera, të xhiros së pestë, në Ligën e Evropës.

Xhiroja e pestë është karakterizuar me një numër të madh të golave të shënuar, shkruan lajmi.net.

Goli i sulmuesit nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang është konsideruar si më i miri i mbrëmjes, në garën e dytë më të madhe evropiane për klube.

Aubameyang realizoi het-trik në fitoren 4:3 të Marseilles kundër Ajaxit, në stadiumin “Velodrome” në Francë.

Megjithatë, vëmendjen e ka marrë goli i dytë personal i Aubameyangut në minutën e 48-të. Ai pranoi një top nga Harit dhe me një goditje në stilin “gërshërë” mposhti portierin e Ajaxit.

Mëposhtë mund ta shikoni supergolin e Aubameyang përmes pamjeve./Lajmi.net/

You may also like