Georgina Rodriguez pranon se e adhuron ushqimin

by admin
Spread the love

Georgina Rodriguez ka treguar se e urren gatimin, por nuk është si gratë e tjera të futbollistëve, sepse i pëlqen të hajë.

David Beckham tha në fillim të kësaj jave, se gruaja e tij, Victoria ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vjet – peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull.

Adhuruesi i ushqimit dhe verës, Beckham pranoi se një herë që Victoria u ushqye nga pjata e tij kur ishte shtatzënë me vajzën Harper, ishte një nga ‘mbrëmjet e tij të preferuara’.


Por e fejuara e Cristiano Ronaldos këmbënguli se ajo ishte ndryshe, pasi ajo zbuloi një listë të ushqimeve që preferon.

Georgina kur u pyet nëse i pëlqente gatimi pranoi duke thënë: “Pak a shumë”.

“Në fakt jo, ajo që më pëlqen të bëj është të ha”, shtoi më pas ajo, shkruan The Sun.

E pyetur për pjatën e saj të preferuar, 28-vjeçarja tha se e ka të vështirë të përmend vetëm një.

“Më pëlqen orizi, omëleta spanjolle, më pëlqejnë shumë salsiçet me verë, qofte, zierje me fasule, sallam chorizo”, tha Rodriguez.

“Më kujtohet një herë që kërkova një sandviç me proshutë gjatë një sesioni fotografik para një sfilate mode dhe thashë, ‘Mos më bëni ta bëj këtë kur jam i uritur’ sepse kur kam uri, e vërteta është se mund të jem pak e padurueshme” deklaroi ajo.

“Jeta pa ushqim është pak e pakuptimtë për mua. Nuk është normale të kërkosh sandviçë me proshutë përpara se të bësh këtë lloj ngjarjeje dhe përgjigja që mora kur e kërkova, ishte ‘Më pëlqejnë njerëzit që hanë, do të thotë se mund t’u besohet’ dhe kjo është ajo që ndjej”, tha ndër tjera partnerja e futbollistit.


Ndërkohë, zakonet e të ngrënit të Victoria Beckham kanë qenë subjekt i një shqyrtimi intensiv prej vitesh. Gjatë Euro 2004, ish-anëtarja Spice Girl thuhet se ka mbajtur një dietë me luleshtrydhe të lara me ujë mineral.

Ajo ka treguar më parë se nuk ha ushqim të gatuar në vaj, gjalpë apo salca dhe nuk ha mish të kuq..

Vitin e kaluar ajo tha se ushqimi i saj komod ishte bukë e thekur me drithëra integrale me kripë dhe pranoi: “Për shumicën e restoranteve unë jam ndoshta makthi i tyre më i keq”.


You may also like