Georgina Rodriguez është shtatzënë

by admin
Spread the love

Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo ka njoftuar se ai dhe Georgina Rodriguez janë në pritje të binjakëve.

Modelja Georgina, 27 vjeçe, është tre muajshe shtatzënë me yylin e Manchester United.

Ronaldo, 36 vjeç, tashmë është baba i katër fëmijëve, tre prej të cilëve janë të lindur nga dy nëna surrogate.

Ai dhe Georgina e bënë të ditur lajmin duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët, ku shiheshin duke mbajtur fotografinë e ultratingullit, teksa në mbishkrimin e saj shkruanin: “Me kënaqësi ju njoftojmë se po presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri – mezi presim t’ju takojmë”.

Ronaldo pranoi në vitin 2017 se donte të kishte shtatë fëmijë, ndërsa Georgina vitin e kaluar tha: “Dëshira ime për mëmësinë është më e fortë se çdo gjë”.

“Shpresoj të kem më shumë fëmijë”, kishte thënë ajo.

Ronaldo është baba i Cristiano Jr, 11 vjeç, binjakëve Eva dhe Mateo, katër vjeç secili dhe trevjeçares Alana Martina.


You may also like