Georgia, në erë “Stonehenge amerikan”: Ishte Satanik!

by admin
Spread the love

Pas dëmtimit prej një shpërthimi ende nën hetim, autoritetet në shtetin amerikan të Georgias u detyruan ta shkatërrojnë për arsye sigurie një monument mjaft të njohur graniti atje.

I ndërtuar në 1980-tën, monumenti ishte pagëzuar me emrin “Stonehenge-i i Amerikës”, një referencë kjo ndaj strukturës së famshme prehistorike në Mbretërinë e Bashkuar.

Por jo të gjithë duket pajtoheshin me këtë emërtim. Kritikë të shumtë e përshkruanin atë si një monument satanik, pavarësisht faktit që mbi vete kishte të gdhendura këshilla sesi të mbrohet njerëzimi.

Byreja Federale e Hetimit është duke verifikuar filmimet e kamerave të sigurisë në zonë për të hedhur më shumë dritë mbi shpërthimin që rrëzoi pjesërisht Georgia Guidestones.

Pamjet tregojnë një makinë që largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe aty është përqëndruar në këto momente hetimi.

Struktura 5.8 metra e lartë pranë Elbertonit, në lindje të Atlantës, u porosit nga një person ose një grup njerëzish që fshiheshin nën pseudonimin RC Christian.

Në 22 mars të 1980-tës, monumenti 119 tonësh u zbulua përpara një turme njerëzish, njëri prej të cilëve, një pastor menjëherë deklaroi se ky ishte një kult për adhurimin e djallit, për shkak të ngjashmërisë së pllakave të tij me ato të Stonehenge.

Në secilën anë të gurëve ishin gdhendur në katër gjuhë të lashta, atë kuneiforme, në greqishten e vjetër, sanskriptisht dhe hieroglife egjiptiane,  fjalët: “Le të jenë këto gurë udhërrëfyes të një epoke ku mbizotëron arsyeja”, ndërsa ne gjuhe te tjera kishte dhe udhëzime të fshehta për rindërtimin e shoqërisë pas Ditës së Gjykimit.


Top Channel

You may also like