Genta Ismajli dhe Usta konfirmojnë pritjen e ëmbël me videon më të pazakontë

by admin
Spread the love

Genta Ismajli dhe Usta publikuan videon e parë së bashkë që konfirmon pritjen e ëmbël. Çifti do bëhen prindër dhe video i tregoi të gjitha. Ata shfaqen bashkë brenda një makine luksoze, të veshur me të zeza, teksa ecin. Më pas Usta del dhe i hap derën Gentës, të cilën e presin fotografët jashtë. Mënyrë më madhështore se kjo për ta pranuar lajmin, (i cili, xhiron në media ka javë që e ka bërë) nuk kishim parë.

“Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh, e kujt nga ne do t’i ngjasosh”, ka shkruar Genta, pa treguar gjininë dhe pa vënë në fokus barkun e rrumbullakosur, megjithëse dorën e ka mbi të gjatë fundit të videos./revistawho.com

You may also like