Genc Sermaxhaj: Ky është i vetmi ndryshim te Kosova! Sylvinho po provon dikë tjetër 

by admin
Spread the love

Kosova dhe Shqipërisë janë në prag të ndeshjeve miqësore të radhës. 

Shqipëria nesër të ndeshet (19.00) në udhëtim me Suedinë dhe Kosova të martën (19.00) me Hungarinë në Budapest.

Të premten që e lamë pas, Shqipëria mposhtet me rezultat 3:0 nga Kili në Parma, ndërsa të shtunën Kosova e gjunjëzoi me 1:0 Armeninë në Yerevan.

Analisti i futbollit Genc Sermaxhaj ka folur për miqësoret e para të vitit 2024 dhe të radhës për Shqipërinë dhe Kosovën.

Po ashtu ka komentuar edhe debutimin e selektorit Franco Foda me Kosovës dhe rikthimin e Edon Zhegrovës.

Sermaxhaj foli edhe për Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujën që mbeten jashtë listë së Sylvinhos.
 
“Bota sot”: Si e pa Shqipërinë me Kilin, a duket se nuk ishte ajo e vjeshtës?

Genc Sermaxhaj: Përkundër humbjes, Shqipëria luajti shumë mirë.

Ngjashëm për nga mënyra e lojës sikur më parë.

Kili është një kombëtare shumë e fortë dhe natyrisht që të fitosh ndaj Kilit duhet shumë mund e cilësi. 

E rëndësishme ishte paraqitja e mirë në një ndeshje kontrolluese ku iu jepet mundësi shumë lojtarëve të paraqiten në ndeshje.

“Bota sot”: Shqipëria nesër ndeshet me Suedinë vendase, a do të jetë prej sfidave më të zorshme?

Genc Sermaxhaj: Jo, mendoj se është një sfidë e zorshme padyshim, dhe gjithashtu një test i mirë për të parë vetën para evropianit ku ndeshet me kombëtare të mëdha. 

Ndeshjet e tilla janë të mira për të parë më mirë se si ekipi funksionon në momente të vështira përballë kombëtareve të mëdha. 

Dhe kjo është një pasqyrë e mirë për të parë ekipin.

“Bota sot”: Silvinho la jashtë Mirlind Dakun e Arbnor Mujën, a është një taktikë e tij apo duket se është nuk i kënaqur me formën e tyre?

Genc Sermaxhaj: Nuk e di sigurt. Mbase po provon dikë tjetër për të parë nëse i shërben më shumë se Daku e Muja. 

Gjithsesi nuk duhet të ketë vend për shqetësime. 

Ajo që po bën trajneri Sylvinho është për duartrokitje dhe ndryshimet e tilla ne ekipe kombëtare janë të lejueshme.

“Bota sot”: Kosova me selektor të ri e nisi mbarë vitin 2024, duke e mundur në Yerevan Armeninë me rezultat 1:0. Franco Foda po duket se po jep sinjale këndellje për kombëtaren apo është vetëm një sfidë e parë për të dhe duhet pritur ende?

Genc Sermaxhaj: Kosova pati përballë një kombëtare që e mund lehtë, mbase e qëlluar për trajnerin dhe lojtarët. 

E para për trajnerin të nis mbarë në një kombëtare dhe e dyta për lojtarët të fitojnë vetëbesim për më tutje nga zhgënjimet e së kaluarës. 

Nuk mund të themi diçka më shumë sepse nuk pati ndryshime të mëdha, prandaj duhet shohim nëse mund të bëj më shumë në të ardhmen.

“Bota sot”: Para sfidës me Hungarinë, si e sheh Kosovën në Budapest?

Genc Sermaxhaj: Jo me ndonjë risi, të njejtit po startojnë siç ishin më parë. Por shohim nëse taktikat e trajnerit Foda mund të ndryshojnë paraqitjen e lojtarëve në fushë. Ajo është e rëndësishme në fund të ditës. Neve na duhen rezultatet në të ardhmen dhe kjo është puna që duhet të bëj Foda. 

“Bota sot”: Rikthimi i Edon Zhegrovës në kombëtare e Kosovës, ka kohë që nuk ka treguar angazhim më të madh, duke se po e merr veten ky djalosh?

Genc Sermaxhaj: Zhegrova është lojtarë shumë i mirë e i nevojshëm për Kosovën.

Bëri lojë të mirë dhe presim të vazhdoj edhe tek Kosova siç bën tek ekipi i tij në Francë.

Aftësitë e tij individuale duhet të jenë përparësi për të e ekipin e Kosovës për të ardhmen. 

“Bota sot”: Çfarë pa risi apo ndryshime në kombëtaren e Kosovës me selektorin e ri?

Genc Sermaxhaj: I vetmi ndryshim ishte trajneri Foda.

Lojtarët ishin të njëjtit megjithatë do të presim disa ndeshje që taktikat e tij të funksionojnë me këta lojtarë.

Megjithatë mund të ndryshoj sepse ka shumë zgjedhje për ndeshjet e tjera.

Gjithsesi ajo që ne duam janë rezultatet pozitive, pak rëndësi ka kush luan e kush jo.

You may also like