Gega u largua parakohe, Skënderbeu gjen menjëherë pasardhësin e tij

by admin
Spread the love

Dënimi me katër ndeshje nga Komisioni i Disiplinës solli largimin e parakohshëm Skënder Gegës, që dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Skënderbeut ditën e djeshme.

Ish-trajneri i Partizanit nuk arriti që të shpëtojë skuadrën korçare dhe u largua pas 9 ndeshjeve në krye të stolit të Skënderbeut. Drejtuesit e klubit korçar kanë gjetur pasardhësin e tropojanit për tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në Superligë.

Drejtimin e skuadrës për këto 3 takime do ta marrë një emër i njohur i stolit korçar, 49-vjeçari Gentian Liçi, që mban postin e zëvendëstrajnerit që nga viti 2015 dhe ka qenë gjithmonë i gatshëm të ndihmojë skuadrën në raste emergjente. / Oversport.tv

You may also like