Gazment Bardhi reagon i shqetësuar për largimin e Arben Krajës

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shprehur shqetësimin për emërimin e kreut të ri të SPAK, ndërkohë që Arben Krajës i mbaron mandati.

Në një postim në rrjetet sociale, duke iu referuar raportimeve në media, Bardhi shkruan se janë shqetësuese lajmet për paracaktimin nga qeveria të kreut të ri të Strukturës së Posaçme.

“Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve!”, shkruan Bardhi.

Pas një periudhe 3-vjeçare kreu i SPAK, Arben Kraja është drejt largimit. Krajës i përfundon mandati në datën 18 dhjetor dhe si detyrim KLP duhet të hapë 3 muaj para garën.

You may also like