Gazment Bardhi plas deklaratën e fortë dhe sulmon Flamur Nokën: Është mik me oligarkun e madh, ja pse nuk flet

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në emisionin “Noë” se Flamur Noka ka vetë lidhje me oligarkët.

Më herët Noka akuzoi Bashën dhe Bardhin për lidhje me oligarkët, duke thënë se ka qenë vetë prezent për të dëshmuar diçka të tillë, gjë që sipas Bardhit vërteton se ai vetë i ka këto lidhje.

“Fakti që nuk i përmendin dot oligarkët, fakti që janë borxhli tyre apo të lidhur me ta nuk do të duhet të bëjë të hedhësh baltë mbi tjetrin,” – u shpreh deputeti.

Bardhi tha se nuk ka asgjë më të shenjtë se integriteti i tij dhe nuk është peng i asnjë biznesmeni apo krimineli.

“Zotërisë i kam thënë në një mbledhje grupi parlamentar se nëse do të bësh debat se kush është i shitur tek Edi Rama dhe kush është i blerë nga Edi Rama hajde ulemi këtu në format grupi parlamentar, ftojmë dhe mediat të vijnë dhe ta bëjmë me transparencë këtë debat sepse unë nuk kam asgjë për të fshehur,” – deklaroi ai.

You may also like