Gazetari lëshon bombën, Myrto Uzuni gati të transferohet në Spanjë

by admin
Spread the love

Pas lajmit se Vedat Muriqi do të transferohet te Mallorca, gazetari shqiptar ka lëshuar një tjetër bombë për ditët e fundit të merkatos. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.

Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat spanjolle, duke treguar se numri 77 i Ferencvaros është shumë pranë transferimit në LaLiga te Granada.

Klubi spanjoll do të paguajë 3.5 milion euro për kartonin e Uzunit. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë atë lidhur me Granadan për katër vite.

Sipas Sadikut, kontrata është firmosur nga të gjitha palët dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Ndërkohë, zyrtarizimi pritet të vijë ditën e nesërme ku Myrto Uzuni do të jetë në gjendje të veshë edhe fanellën e Granadës. /oversport.tv

You may also like