GAZETARI KROAT: Serbët hapin fronte dhe kërkojnë armiq, por nuk kanë nevojë për armiq kur ata janë vetë

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Serbisë në futboll u eliminua nga Botërori i Katarit pasi në xhiron e 3-të të Grupit G dhe në ndeshjen vendimtare u mposht nga Zvicra me rezultat 3:2 dhe kjo ndeshje u komentua edhe te fqinjtë e serbëve

Kështu Joshko Jeliçiq, ish-mesfushori kroat, tani konsulent ekspert në HTV, foli me shumë kritika për përzgjedhësin Stojkoviq dhe shqiponjate bardha, informon portali Shtegu.
Fqinjtë tanë në histori gjithmonë hapin fronte dhe kërkojnë armiq dhe përveç vetes nuk kanë nevojë për armiq! Në dy ndeshjet e para nuk pashë ndihmë nga Piksi Stojkoviq. Nëse ai është gjysmë përzgjedhës i mirë sa ishte një lojtar i mrekullueshëm… Kam pasur nderin, jo kënaqësinë, të luaj kundër tij, por ende nuk e di vlerën e tij si përzgjedhës. Dhe ambiciet që ata vendosën… Në bazë të çkahit? Fitoret ndaj Portugalisë, Norvegjisë, mirë, por duhet të zhvillojmë vazhdimisht kultin e kombëtares për të pasur pritshmëri maksimale – tha ai dhe shtoi:

“Mund ta krahasoja ndeshjen me situatën në Serbi dhe Zvicër. Serbia është një skuadër shumë e dobët taktikisht dhe nuk e kam parë punën dhe ndikimin e trajnerit. Serbia nuk ka ekip, ka individë të shkëlqyer, kurse Zvicra nuk ka një klas të tillë, por ka një ekip, një skuadër të organizuar. Piksi “luante krahun e djathtë”, kërceu, i kapi kokën, komentoi gjykimin… E gjithë kjo tregon pasiguri. Më pas u konfliktuan edhe lojtarët. Komunikimi joverbal i trajnerit është shumë i rëndësishëm. Dhe kur shikoni se çfarë lojtarësh kanë, nga cilat klube… Por ata pësuan tetë gola, fituan një pikë dhe lamtumirë”!

You may also like