Gazetari i njohur zbulon strategjinë: Ja si largohet Rama nga pushteti

by admin
Spread the love

Gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se protesta që do të zhvillojë opozita më 12 nëntor nuk do të prodhojë asgjë.

Dyrnjaja sqaroi se Edi Rama nuk largohet nga pushteti me protesta apo kërcënime, por figura të pastra, që t’i besojnë qytetarët.

“Protesta të mëdha bënte edhe Basha por nuk prodhuan asgjë. Gjuha kërcënuese është rritur, po a prodhon gjuha kërcënuese një produkt politik? Nuk e dimë se çfarë do prodhojë. Rama është aq komod edhe po ta lerë pushtetin është i tejngopur. Nuk ka frikë. Rama nuk rrëzohet me protesta dhe as më forcë, largohet me njerëz që nuk janë të konsumuar me pushtetin, largohet me figurat e pastra”, u shpreh gazetari.

You may also like