Gazetari i njohur britanik: Kriza në veri ka kaluar…. deri herën tjetër

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur nga Britania e Madhe, Tim Judah, ka shkruar për situatën në veriun e Kosovës.

Judah, i cili përcjell nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor tha se kriza që e kishte kapluar veriun ka kaluar, megjithatë deri në krizën tjetër.

“Barrikadat në veri të Kosovës po hiqen..kufiri në Merdare hapet sërish dhe ish-polici Dejan Pantiq kaloi në arrest shtëpiak. Kriza duket sikur ka mbaruar, deri herën tjetër”, ka shkruar Judah.

Gazetari britanik theksoi se pyetja që shtrohet është nëse do të marrë fund faza e krizave konstante dhe nëse Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, mund të lëvizin gjërat përpara drejt arritjes së një marrëveshje për normalizim të raporteve që do të ishte e mirë për të gjithë që jetojnë në rajon.

Ai theksoi se kriza e fundit në veri të Republikës së Kosovës ka qenë një nga më të rrezikshmet në gjithë vitet e fundit me shumë potencial për të eskaluar në dhunë.

You may also like