Gazetarët protestuan për të drejtat e tyre!

by admin
Spread the love

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata e pavarur të gazetarëve dhe punonjësve medial, sot kanë organizuar Marsh protestues, duke filluar nga qeveria deri tek Parlamenti.

Gazetarët para qeverisë shprehën pakënaqësinë për sulmet ndaj gazetarëve, fyerjet dhe poshtërimet nga politikanët, konkurrencën e pandershme, kushtet e pasigurta në të cilat punojnë, gjendja e keqe socio-ekonomike.

Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadinovsi dhe kryetari I Sindikatës, Pavle Bellovski, dërguan një sërë kërkesa tek Qeveria dhe Kuvendi.

Në emër të të gjithë gazetarëve dhe punonjësve medialë ata kërkuan:

Miratim urgjent të ligjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat e gazetarëve dhe punën e mediave, dhe zbatimin e tyre në mënyrë të përpiktë.

Funksionarët shtetëror dhe politikanët të respektojnë gazetarët dhe operatorët.

Të ndalojë piarin agresiv shtetëror.

Mbështetje për gazetarët dhe mediat lokale.

Respektimi i të drejtave të punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Kushte të sigurta pune për gazetarët dhe punonjësit e medias.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadinovski, gjithashtu kërkoi zbatim të shpejtë dhe efikas të ligjeve që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve. /SHENJA/







Artikulli paraprakMori pjesë në 3 luftëra të UÇK-së, sozia e Adem Jasharit, sot i papunë
Artikulli tjetërAvokati i Popullit mbështet protestën e gazetarëve në Maqedoni




You may also like