Gazetarët protestojnë para Qeverisë dhe Kuvendit – Shqip

by admin
Spread the love

“TË NDALET PR DHE FJALORI AGRESIV I PUSHTETARËVE”

Gazetarët e Maqedonisë u organizuan në një protestë para Qeverisë dhe Kuvendit në kryeqytetin Shkup për të shprehur keqardhjen e tyre dhe kundërshtimin ndaj fjalorit agresiv të pushtetarëve që po e shohim si dukuri në ditët e fundit. Kreu i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, foli edhe për ligjet që janë të rëndësishme për këtë sektor, e që po zvarriten nga institucionit. Ai para godinës së ekzekutivit, lexoi edhe kërkesat e Shoqatës, të cilat u dorëzuan edhe deri tek Kryeministria.

”Stop për trendin poshtërues të fjalimeve nga ana e ministrave, drejtorë dhe politikan. Stop për PR-in agresiv që e merr punën e gazetarëve dhe zyrat e institucioneve i shndërron  në “fshatra që nuk ekzistojnë” para syve të opinionit” – tha Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së.

E kreu i Sindikatës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik, Pavle Bellovski, kërkoi që më në fund të zbatohet ligji, dhe sulmuesit e gazetarëve të përfundojnë prapa grillave.

”E përshëndesim miratimin e ndryshimeve në Kodin penal para 4 ditëve dhe pas paralajmërimit për këtë marsh protestues. Pas vetëm 5 viteve dhe pas 1 viti e 9 muajve në procedurë në Kuvend, bravo, mendoj që meritojnë duartrokitje prej të gjithëve. E tani pasi e miratuat, shpresoj që nuk do të presim edhe 5 vjet që ti shohim efektet e para nga ky ligj dhe të shohim se dikush është sanksionuar dhe përgjigjet për sulm ndaj ndonjë gazetari si sulm ndaj një personi zyrtar”  – tha Pavle Bellovski, kryetar i sindikatës.

Protesta përfundoi në mënyrë paqësore para Kuvendit, ku gazetarë i ndanë storjet e tyre të cilat dëshmojnë për dështimin e sistemit në disa raste kur është dashur të mbrohen gazetarë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

You may also like