Gazetarët, halë në sytë e politikanëve (VIDEO)

by admin
Spread the love

“Mercenarë dhe të shitur’’ kështu i emërtoi gazetarët e mediave në Kosovë e në Shqipëri, të premten e shkuar, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë ai e bëri në një postim në rrjetin social Facebook, ku, mes tjerash, ai i akuzoi mediat se punojnë kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Mirëpo, ky nuk është i vetmi postim që kohëve të fundit ka gjuhë fyese ndaj mediave dhe gazetarëve në përgjithësi.

Të shumta janë edhe postimet e bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Prindon Sadriut.

Fiks dy muaj më parë, në një status të tij, ai i quajti mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Më 21 mars, shefi i stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka sulmuar në mënyrë të paprecedent mediat në Kosovë, duke i lidhur ato me “biznese kriminale” dhe duke iu bërë thirrje atyre që ai i ndanë në “qytetarë të dinjitetshëm” t’i bojkotojnë ato.

E hiç më keq nuk ia la as këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha.

Ky përmend se populli e merr vesh mirë nëse ndonjë shoqatë gazetarësh e akuzon për mungesë transparence Albin Kurtin.

Por jo vetëm këshilltari, mediat i sulmoi edhe vetë Kurti, në një fjalim në kuvend, dy muaj më parë, pikërisht në ditën e pavarësisë.

Ai akuzoi mediat për dezinformim dhe tendencë për destabilizimin e vendit.

 

You may also like