Gazeta ruse ka disa fjalë për Shqipërinë, tremb Rusinë

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Shqipërisë është në grupin 2 të Ligës së Kombeve, divizioni B.

Futbollistët kuqezi janë në grup me Rusinë, Islandën dhe Izraelin. Media sportive ruse “sovsport.ru” ka shkruar se Shqipëria eshtër rival më i vështirë se Izraeli e Islanda.

“Në Nyon është hedhur shorti për Ligën e Kombeve, ndeshjet e së cilës do të zhvillohen në qershor (katër ndeshje) dhe shtator (dy ndeshje) të vitit 2022. Skuadra e Valery Karpin mësoi rivalët, të cilët janë Shqipëria, Izraeli dhe Islanda.

“Shqipëria? Ky ekip duket të jetë më i forti në grup. Në shortin e kaluar të Ligës së Kombeve, shqiptarët dolën të parët nga Liga C, duke marrë 11 pikë në ndeshjet me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin dhe në kualifikueset për Botërorin 2022, përfunduan në vend të tretë. Ndryshe nga izraelitët, shqiptarët shënojnë rrallë (12 gola), por shpeshherë i mbajnë portat të mbyllura (12).

Megjithatë, kjo vlen vetëm për ndeshjet me kundërshtarë të barabartë ose inferiorë, ndërsa Anglia dhe Polonia në ndeshjet në shtëpi shënuan lehtësisht nëntë gola në portën e kombëtares ballkanike.

Pra, mos të gaboheni për forcën e mbrojtjes së tyre. Kostoja e transferimit të skuadrës është 77.4 milionë, dhe nga fytyrat e njohura janë: portieri Tomas Strakosha, mbrojtësi Elseid Hysaj (të dy – Lazios), Odise Roshi (luajti për Akhmat, tani përfaqëson Bolusporin nga liga e dytë turke) dhe Bekim Balaj (Nizhny  Novgorod).

Futbollisti më i shtrenjtë është mbrojtësi 21-vjeçar Marash Kumbulla, i cili po i ndjek nga stoli ndeshjet e Romës. Transferimi i tij vlerësohet në 22 milionë euro”, shkruan mes të tjera ky medium.

You may also like