Gazeta austriake: Zbulohet afera 700.000$ e presidentit shqiptar me kompaninë offshore

by admin
Spread the love

“Një informator i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë. Një rol të rëndësishëm në këtë histori luan edhe ceremonia e inaugurimit të Donald Trump.”

Me këto fjalë nis denoncimin e saj gazeta më e madhe e Austrisë “Kronen Zeitung”, e cila zbulon një histori korruptive që sipas saj “mund të trondisë politikën shqiptare” dhe të “rrëzojë presidentin e Republikës së Shqipërisë”.

Sipas gazetës, kjo histori mund të trondisë politikën shqiptare.

“Një informator i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit të Shqipërisë. Një rol të rëndësishëm në këtë histori luan edhe ceremonia e inaugurimit të Donald Trump,” shkruhet në artikull.

Bëhet fjalë për historinë e një denoncuesi që kërkon mbrojtje në Austri nga kërcënimet me vdekje që ai ka marrë, pasi zbuloi një aferë të Presidentit Shqiptar.

Në gazetë shkruhet se Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

“Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited nga një avokat i afërt me Metën”, shkruan Kronen Zeitung.

You may also like