GAZA – Të paktën 24 700 të vrarë që nga shpërthimi i luftës

by admin
Spread the love

KIEV, 19 janar /ATSH/ – Numri i njerëzve të vrarë në Rripin e Gazës që nga shpërthimi i luftës më shumë se tre muaj më parë është rritur në 24 762, deklaroi autoriteti lokal shëndetësor.

‘’Të paktën 62 108 persona të tjerë u plagosën në luftime’’, deklaroi autoriteti i drejtuar nga Hamasi.

Ushtria vlerësoi së fundmi numrin e përgjithshëm të militantëve palestinezë të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës në rreth 9 000.

Nga ana izraelite, 194 ushtarë vdiqën, njoftuan mediat izraelite të premten.

Lufta u shkaktua nga masakra më e keqe në historinë e Izraelit, e kryer nga persona të armatosur nga Hamasi dhe grupe të tjera ekstremiste më 7 tetor në Izrael, pranë kufirit me Gazën.

Më shumë se 1200 njerëz u vranë. Izraeli u përgjigj me sulme të rënda ajrore dhe një ofensivë masive tokësore.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like