GAZA – Qindra palestinezë kërkojnë të hyjnë në veri pas armëpushimit

by admin
Spread the love

GAZA, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Pas fillimit të armëpushimit në luftën e Gazës, qindra palestinezë të zhvendosur brenda vendit janë nisur për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, sipas raporteve të dëshmitarëve okularë.

Forcat ajrore izraelite kanë ndaluar fluturimet mbi pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Para fillimit të armëpushimit, ushtria izraelite paralajmëroi se lufta nuk ka përfunduar ende.

Rripi verior i Gazës është ende një zonë e rrezikshme lufte dhe është e ndaluar për të lëvizur.

Palestinezët duhet të qëndrojnë në një “zonë humanitare” në jug të brezit bregdetar. Megjithatë, do të ishte ende e mundur që civilët të lëviznin nga veriu në jug.

Mijëra ushtarë izraelitë mbeten në veri të Rripit të Gazës edhe gjatë armëpushimit.

OKB vlerëson se më shumë se 1,7 milionë nga 2,2 milionë banorët e Rripit të Gazës janë bërë persona të zhvendosur brenda vendit gjatë luftës, e cila filloi më 7 tetor.

Rreth 1 milion banorë janë strehuar në objektet e OKB-së në Rripin e Gazës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like