GAZA – Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 8 796

by admin
Spread the love

GAZA, 1 nëntor /ATSH-AA/ – Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i të palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në enklavën e bllokuar është rritur në 8 796.

“Viktimat përfshijnë 3 648 fëmijë dhe 2 290 gra ndërsa 22 219 persona të tjerë u plagosën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra në një konferencë për shtyp në qytetin e Gazës.

Ai tha se 2 030 persona janë ende të bllokuar nën rrënojat në Gaza.

“Sulmet izraelite vranë 132 mjekë dhe shkatërruan 25 ambulanca”, shtoi Al-Qudra.

Sipas zëdhënësit, forcat izraelite kanë shënjestruar 58 objekte të kujdesit shëndetësor në Gaza që nga 7 tetori.

“Rreth 58 spitale dhe 32 qendra të kujdesit primar u detyruan të ndalojnë funksionimin për shkak të sulmeve izraelite dhe mungesës së karburantit”, shtoi ai.

Që nga fundjava e kaluar, ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet ajrore dhe tokësore në Gaza, që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.

Më shumë se 1 538 izraelitë janë vrarë në sulmet e Hamasit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like