GAZA – Më shumë karburant dhe ndihma shkojnë për palestinezët

by admin
Spread the love

AL ARISH (Egjipt), 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Më shumë kamionë që transportojnë furnizime humanitare kaluan sot përmes pikës kufitare të Egjiptit, Rafah në Rripin e Gazës, në ditën e dytë të një armëpushimi të përkohshëm të rënë dakord nga Izraeli dhe lëvizja islamike Hamas.

”Shtatë kamionë me karburant, përfshirë katër të ngarkuar me gaz gatimi, kaluan sot nëpër këtë vendkalim”, tha një zyrtar egjiptian.

”Përveç kësaj, 100 kamionë që transportonin ushqime dhe ndihma mjekësore të destinuara për në Gaza kaluan gjithashtu përmes Rafahut”, tha Raed Abdel-Nasser, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe në Sinain verior të Egjiptit.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, ndërkohë, tha se ekipet e saj morën 196 kamionë me ndihma nëpërmjet Rafah të premten nga homologu i saj egjiptian.

Marrëveshja e armëpushimit, e cila u ndërmjetësua dhe u njoftua nga Katari të mërkurën, përfshin një pauzë katërditore në luftimet midis të dy palëve.

Pauza do të lejojë që ndihma e nevojshme të rrjedhë në Rripin e Gazës me popullsi të dendur në këmbim të lirimit të disa pengjeve të Hamasit të rrëmbyer gjatë sulmeve të përgjakshme të 7 tetorit në Izrael.

Izraeli gjithashtu ra dakord të lirojë një numër palestinezësh të mbajtur në burgjet izraelite si pjesë e marrëveshjes./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like