Gati të fundosë Juven? Dybala në prokurori për bilancet e dyshimta të “Zonjës”

by admin
Spread the love

Planet e Paulo Dybalës ndryshuan ditën e enjte. Në orën 15 duhet të paraqitej në qendrën stërvitore për t’u rikthyer për herë të parë pasi u bë e ditur që nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me bardhezinjtë.

Argjentinasi nga ana tjetër ka përfunduar në prokurori, por jo për çështjet personale. Ai ka qenë thjesht një nga lojtarët e radhës që do të merren në pyetje gjatë këtyre ditëve nga organi hetimor i Torinos mbi çështjen e falsifikimit të bilancit nga ana e Juventusit.

Prej disa ditësh disa agjentë kanë shkuar në zyrat e klubit bardhezi për të gjetur informacione dhe dokumente që vërtetojnë se ka pasur ndërhyrje në numrat dhe bilanci është fiktiv.

Juventusi ka arritur marrëveshje me futbollistët për 4 muajt e pandemisë dhe rrogat e tyre në mënyrë të çuditshme nuk pasqyrohen në bilanc dhe pikërisht për këtë gjë duhet dëshmia e futbollistëve. Dybala nuk është i pari, por me shumë mundësi nuk do të jetë as i fundit.

Mbetet për t’u parë qëndrimi që ka mbajtur argjentinasi, i cili tani nuk do të ketë më raporte me klubin pas qershorit. /oversport.tv

You may also like