Gati për 31 tetorin! – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjeneral brigade Luca Piperni thotë se situata tani është e qetë por e ndjeshme dhe se NATO nuk mund të përjashtojë tensione të reja apo dhunë në veri të Kosovës me afrimin e 31 tetorit.

KFOR-i është i gatshëm të thërrasë forcat rezervë dhe të ndërhyjë në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë, me afrimin e afatit të ri-regjistrimit të automjeteve, tha zëvendëskomandanti i parë i misionit të NATO-s aty, gjeneral brigade Luca Piperni.

Piperni u tha gazetarëve në selinë e KFOR-it në Prishtinë se situata tani është e qetë, por e ndjeshme dhe se NATO nuk mund të përjashtojë tensione apo dhunë të reja në veri të Kosovës me afrimin e 31 tetorit.

Gati për t’i dhënë fund tensionit

“Nëse situata përkeqësohet, ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë, jemi të gatshëm të gjendemi mes demonstruesve dhe organizatave të sigurisë”, u tha Piperni gazetarëve, duke iu referuar afrimit të afatit për riregjistrimin e automjeteve në Kosovë.

Ai tha se KFOR-i ka “ushtarë të mjaftueshëm për t’u marrë me situatën” dhe se “me atë numër anëtarësh mund t’i japë fund çdo rritjeje të tensionit”.

“Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm të veprojmë nëse kemi rritje të tensioneve. Mund të sjellim edhe forca rezervë, të cilat mund t’i thërrasim në një kohë të shkurtër”, theksoi gjeneral brigade Piperni. /tesheshi.com/

You may also like