Gastronomi shqiptar përgatitë dy herë në vit ushqime shqiptare për zviceranët

by admin
Spread the love

“Restorant elegant me shërbim shumë miqësor. Atmosferë e këndshme. Pjata të shijshme. Kopshti i restorantit shumë i bukur. Mundësi te mira parkimi përballë lokalit. Me transport publik shumë lehtë i aksesueshëm. Ia vlen të vizitohet rregullisht”.

“Oferta më dukej jashtëzakonisht tërheqëse. Më duket restorant bashkëkohor për të gjitha rastet pa marrë parasysh nëse je me miq, të njohur apo familjarë; Sigurisht që jo vetëm stafi i vëmendshëm mikpritës që ishte një hit i plotë gjatë vizitës sime, por edhe dhuntia unike. Shumica e shijes atje është një kënaqësi për gurmanët. Pjatat janë në një dimension të mirë dhe plotësues”.

“Pica fantastike, por rekomandohet edhe e gjithë menyja! Dhe mbi të gjitha një mikpritës jashtëzakonisht i sjellshëm dhe miqësor. Me pak fjalë, te Nehati në Brunnenhof ju ndjeheni si në shtëpinë tuaj”.

 

Këto janë vetëm disa nga përshtypjet fantastke të mysafrëve zviceranë që e kanë vizituar restorantin “Brunnenhof” që është i vendosur në një pozitë shumë strategjike në lagjen e Konizit të Bernës. Një ambient vërtetë fantastik i shoqëruar me mikpritjen bujare të pronarit Nehat Rexhepi.

“Zakonisht shërbejmë specialitete zvicerane por edhe mesdhetare, sipas porosisë. Lokali është shumë i frekuentuar pasi për ne është me rëndësi që klienti ynë të jetë i këaqur me kualitetin e ushqimit dhe shërbimin sa më professonal. Dy herë në vit organizoj edhe ushqime të trevave shqiptare, nismë kjo e para tre vitesh e cila ka hasur në kurreshtje të madhe të banorëve zviceranë të cilët mezi që e presin atë periudhë. Përgatisim flija, byrekë dhe pjata të zakonshme shqiptare me sarma, mish e oriz dhe shumë e shumëgjera të tjera”, thotë enkas për portalin Shtegu, Nehat Rexhepi.

Restoranti Brunnenhof është më i njohuri në këtë rrethinë, me një traditë të gjatë gastronomikedhe shumë i dashur përbanorët vendas.

 

You may also like