Gasperini: Vuajtëm, por e merituam kualifikimin! Jo vetëm Barcelona e vështirë

by admin
Spread the love

Atalanta triumfoi edhe në ndeshjen e dytë kundër Bayer Leverkusen në Europa League dhe u kualifikua në çerekfinale. Trajneri Gian Piero Gasperini pas ndeshjes foli për Sky Sport Italia.

“Është kënaqësi e madhe të arrish në çerekfinale. Vuajtëm pak në pjesën e dytë, por në përgjithësi ishte një kualifikimi i merituar. Tani presim shortin, por së pari shijojmë këtë mbrëmje. Mund të kishim bërë një paraqitje më të mirë, por treguam vlera të rëndësishme që janë të nevojshme në këtë nivel.

E përgëzova trajnerin Gerardo Soane, pasi po i merr më të mirën një skuadre me shumë talente të reja. Jemi të lumtur për kualifikimin, por ishte me të vërtetë shumë i vështirë”, tha fillimisht tekniku italian, i cili më pas foli edhe për emra të veçante në skuadrën e tij.

“Boga ka karakteristika të mira dhe shpresoj që ky gol t’i japë atij besimin që i nevojitet për pjesën tjetër të sezonit. Demiral është vërtetë i fortë në ajër, por ai gjithashtu po punon shumë. Nëse arrin të bëhet më atlet përmes stërvitjes, mund të përmirësohet edhe më shumë. Jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e tij”.

“Vetëm Barcelona jo si rival? Ka edhe ekipe të tjera shumë të vështira, si Sevilla e West Ham. Unë kurrë nuk përpiqem të zgjedh kë do të doja të kisha kundërshtar para një shorti”, përfundoi deklaratën e tij Gasperini. / oversport.tv

You may also like