Gasperini nuk harron: Janë bërë gabime të rënda në dëm të Atalantës

by admin
Spread the love

Atalanta ka fituar 3-2 ndeshjen e vajtjes së 1/8-ve të finales së Europa League kundër Bayer Leverkusen.

“Shpresonim të fitonim me një rezultat më të thellë për atë që shfaqëm në fushë, por jemi të kënaqur që do të shkojmë në Gjermani dhe do të kemi në dispozicion dy rezultate, që mund të na kualifikojnë. Nuk ishte e lehtë përballë një skuadre të vështirë. Ishte një ndeshje shumë e bukur”, ka thënë tekniku i zikaltërve Gasperini.

“Gëzohem që e fituam një sfidë të tillë. Jam i kënaqur që do të shkojmë në Gjermani me këtë rezultat. Kemi luajtur nën nivelin tonë në disa ndeshje, por mentaliteti ka qenë i njëjtë. Nuk kemi marrë pikët që meritonim në këtë periudhë dhe jo gjithmonë për fajin tonë.

Në ndeshjet e fundit janë krijuar situata të çuditshme me gola të anuluar, gola të dhënë, penallti të anuluara, penallti të dhëna. Kemi patur edhe një kalendar të vështirë dhe mungesa.

Nuk na kanë trajtuar me të njëjtin respekt si skuadrat e tjera, por duhet të reagojmë me cilësitë tona. Ndonëse mbetet shumë e rëndë ajo që i është bërë Atalantës”, ka përfunduar Gasperini. / Oversport.tv

Foto: Atalanta B.C. Twitter

You may also like