Gasperini: Nuk e jap dorëheqjen, 3 skenarët e së ardhmes së Atalantës

by admin
Spread the love

Gian Piero Gasperini përgënjeshtron zërat që e shohin larg Atalantës dhe mundohet që të vendosë disa piketa për të ardhmen.

“Nuk do të jap dorëheqjen sot. Dje qarkullonte ky lajm, por askush nuk kishte folur me mua. Sot ndjeja që duhej tu thosha që dua të ndryshoj 20 lojtarë. Unë shoh tre rrugë për të ardhmen, por janë zgjedhje që duhet të bëjë klubi pas shumë vlerësimesh”, ka thënë tekniku në një konferencë për shtyp.

Gasperini ka treguar edhe 3 strategjinë që duhet të ndjekë klubi: “Duhet të forcohemi me ndonjë lojtar cilësor që të rrisë vlerën e skuadrës. Duhet rinuar organika e skuadrës ose të mos bëjmë asgjë dhe të vazhdojmë kështu”, ka thënë mes të tjerash tekniku. / Oversport.tv

You may also like