Gashi për Euronews: Për herë të parë ndodh që opozita shqiptare të bashkohet

by admin
Spread the love

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, në një intervistë për televizionin Euronews Albania, ka deklaruar se opozita shqiptare për herë të parë është bashkuar dhe se ky bashkim i tyre do të sjell ndryshimin në Maqedoninë e Veriut tek kampi politik shqiptar. Gashi ka deklaruar se edhe më herët ka patur tentativa për tu bashkuar por çdoherë në momentet e fundit ky bashkim ka dështuar.

“Për herë të parë ndodh që opozita shqiptare është e bashkuar dhe kjo është për tu vlerësuar.

Ne shqiptarë çdoherë i kemi pasur gojët tona me fjalë bashkë-bashkë, por gjithmonë kur kemi ardhur afër përfundim të atij bashkimit gjithnjë ndodhte diçka që nuk u bënte”, ka deklaruar Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

You may also like