Gashi: Mandati i dytë për Arben Taravarin është i vulosur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sonte në tubimin zgjedhor në Gostivar, tha se mandati i dytë për Arben Taravarin është vulosur dhe patjetër më 17 tetor të jetë i përfunduar.

“Në Gostivar mandati i dytë për Arben Taravarin është i vulosur dhe patjetër më 17 tetor të jetë i përfunduar. Ju gostivaras duke votuar më 17 tetor për Arben Taravarin nuk do të votoni vetëm për Gostivarin. Është shumë mirë ta kuptojmë edhe një dimension tjetër të këtyre zgjedhjeve. Fitorja në Gostivar prej raundit të parë, fitorja në Çair, Strugë, Vrapçishtë, Bogovinë, do të jetë fitore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të jetë fitore për ndryshimin e madh historik në kampin politik të shqiptarëve”, u shpreh Gashi. /SHENJA/

You may also like