Gashi: Detyrimi im personal ndaj personave me aftësi të kufizuara nuk shteron kurrë

by admin
Spread the love




Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga SOS VITA.

Ai para të pranishmëve tha se angazhimi i tij politik dhe detyrimi i tij personal ndaj kësaj kategorie të bashkëqytetarëve nuk do të shterrojë asnjëherë.

“Shumë njerëz janë të njëjtë a ta ndryshëm, por vetëm disa prej tyre janë të veçantë. Përveçse janë të veçantë, ata janë arsyeja që, përmes tyre, ta kujtojmë dhe kuptojmë mëshirën dhe dhuntinë e Zotit ndaj secilit.

Sot isha i nderuar që të marr pjesë në ngjarjen e organizuar nga SOS VITA, që është bërë organizata më kuptimplote e personave me nevoja të veçanta.

Duke e shënuar 3 Dhjetorin e Personave me Nevoja të Veçanta, e falënderova kryetarin shoqatës SOS VITA, Ertan Shakiri, për ftesën e mundësinë që t’u drejtohem, gjithnjë i bindur se angazhimi ynë politik dhe detyrimi im personal ndaj kësaj kategorie të bashkëqytetarëve tanë nuk shteron kurrë”, ka deklaruar Gashi. /SHENJA/

 

 


You may also like